EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

BURSA STUDIMI në Hungari, Viti Akademik 2022-2023

Bursa H 1

BURSA STUDIMI NË HUNGARI,
VITI AKADEMIK 2022-2023


Në zbatim të programit të bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e arsimit dhe shkencës, si edhe Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes palëve, Qeveria e Hungarisë, përmes
Fondacionit Publik Tempus (Tempus Public Foundation), për vitin akademik 2022-2023, shpall programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë.


Programet e studimit të ofruara nga pala hungareze përfshijnë studime universitare, pasuniversitare të plota/të pjesshme (për një periudhë 1-vjeçare, dy semestra) në fushën e kërkimit pranë institucioneve të arsimit të lartë ose të kërkimit të Hungarisë

 

Afati i fundit i aplikimit online në faqen web të Fondacionit Publik Tempus për këto bursa
studimi është data 15 janar 2022.