EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

KURSE PERGATITORE – MATURA SHTETËRORE | Ceremonia Hapëse

Filluan me sukses kurset përgatitore për Maturën Shtetërore 2023/24 të organizuara nga CIT, të cilat do të zhvillohen për 6 javë në vazhdim me prezencë dhe online.

Gjatë ceremonisë së hapjes, patëm kënaqësinë të prezantonim mësuesit profesionistë nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës, të cilët janë njohës të mirë të metodologjisë së kurseve të Maturës. Ata njoftuan maturantët me programin që do të realizohet gjatë periudhës së zhvillimit të ketyre kurseve.

Administratori i CIT, Z. Ubejd Osmani, u uroi mirëseardhje maturantëve duke treguar gatishmërinë e institucionit për t’i mbështetur në këtë rrugëtim të tyre të ri.

Maturantët që do të jenë pjesë e këtyre kurseve kanë mundësinë të fitojnë njohuri dhe t’i përforcojnë ato në disa lëndë. Kurset tona përgatitore janë krijuar për t’u ofruar maturantëve një rishikim gjithëpërfshirës të materialit të mbuluar në provimet e maturës, por edhe për t’u informuar dhe për të krijuar një orientim sa më të mirë profesional për të ardhmen.