EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

KURSE PËRGATITORE | MATURA SHTETËRORE

Bazuar në sukseset e mëparshme, Instituti Kanadez i Teknologjisë rinis kurset përgatitore falas për provimet e Maturës Shtetërore të cilat do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar. Kurset do të mbahen nga mësuesit më të kualifikuar dhe me eksperiencë të shkollave të mesme.

Do të jetë program special dhe intensiv për t’ua bërë më të thjeshtë maturantëve përgatitjen dhe përmirësimin e njohurive si dhe arritjen e rezultateve sa më të kënaqshme në provimet e matures.

Mësimi do të zhvillohet për rreth 6 javë në auditoret e CIT dhe online për ata nxënës të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë fizikisht.

Në CIT do të keni mundësi ndjekjen e disa kurseve:

▪︎ Gjuhë Shqipe & Letërsi

▪︎ Matematikë

▪︎ Fizikë

▪︎ Ekonomi

CIT i uron suksese të gjithë maturantëve!

Për detaje të tjera do të informoheni pasi të keni aplikuar këtu: https://www.cit.edu.al/kurset-matures/

64.000 11
KURSE PËRGATITORE | MATURA SHTETËRORE 2