EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

POZICION VAKANT, SPECIALIST/E MARKETINGU

Përshkrimi i Përmbledhur i Punës

Instituti Kanadez i Teknologjisë është duke kërkuar një kanditat të spikatur për departamentin e Marketingut në pozicionin e Speacilit/e Marketingu.

Institucioni ynë është në kërkim të një Specialisti të Marketingut të orientuar në detaje, efektiv, entuziast dhe me përvojë për t’u bashkuar me ekipin tonë në rritje dhe për të na ndihmuar në të gjitha përpjekjet tona në marketing. Ju do të jeni një pjesë integrale e zhvillimit dhe ekzekutimit të planeve të marketingut për të arritur objektivat nga njohja e markës deri në promovimin e produktit.

Një specialist i marketingut duhet të jetë një profesionist kompetent që është në gjendje të kuptojë tendencat e sjelljes së konsumatorit dhe të gjenerojë ide krijuese. Ju gjithashtu duhet të jeni të mirë përgatitur për konceptet, parimet dhe taktikat e specializuara të marketingut.

Qëllimi është të ofrojmë programe efektive të marketingut që do të ndihmojnë ne reputacionin dhe zhvillimin e institucionit tonë.

Përshkrimi i punës

PËRGJEGJËSITË:

  • Kryen studime të tregut për të gjetur përgjigje në lidhje me kërkesat, orientimet dhe trendet e konsumatorit;
  • Zhvillon dhe jep ide për të realizuar fushata krijuese të marketingut;
  • Ndihmon në aktivitetet inbound dhe outbound të marketingut duke demonstruar ekspertizë në fusha të ndryshme (zhvillimi dhe optimizimi i përmbajtjes, reklamimi, planifikimi i ngjarjeve etj.);
  • Bashkëpunon me intitucionet e tjera për të realizuar evente dhe fushata promovuese;
  • Bashkëpunon me eprorët, kolegët në lidhje me botimin dhe përditësimin e informacionit në internet etj;
  • Planifikon dhe ekzekuton nisma për të arritur audiencën e synuar përmes kanaleve të përshtatshme (media sociale, posta elektronike, TV etj.)
  • Ndihmon në analizimin e të dhënave të marketingut (rezultatet e fushatës etj.) për të ndihmuar në formimin e strategjive të marketingut në të ardhmen;
  • Ndërmerr iniciativa individuale për zhvillimin e departamentit të Marketingut.

NJOHURITË DHE AFTËSITË:

* Të këtë aftësi për të mësuar dhe respektuar normat, rregullat dhe traditat e institucionit;

* Të këtë aftësi për të identifikuar çështjet, për të formuluar opinione, për të nxjerrë përfundime dhe të japë rekomandime;

* Të këtë aftësi për të punuar nën presion;

* Të jetë efikas në përmbushjen e angazhimeve, respektimin e afateve;  të tregoje këmbëngulje kur përballet me probleme të vështira ose sfida; mbetet i qetë në situata stresuese.

* Të jetë i gatshëm për të përballuar orare të zgjatura pune që përfshijnë mbrëmjet dhe fundjavat;

* Të zotëroj gjuhën Angleze;

* Të ketë aftësi të dëgjoj të tjerët, të interpretojë saktë mesazhet nga të tjerët dhe të përgjigjet në mënyrën e duhur;

*  Bën pyetje për t’u sqaruar dhe shfaq interes për të patur një komunikim të dyanshëm

*  Të jetë i hapur në shkëmbimin e informacionit dhe të ndaj informacionin me të tjerët kur kërkohet.

* Të ketë përvojë  si specialist i marketingut ose eksperience në një pozicion te ngjashëm

* Të ketë aftësi për të kuptuar elementet e marketingut (përfshirë marketingun tradicional dhe dixhital, siç janë SEO / media sociale, etj.) dhe metodat e hulumtimit të tregut;

  • Të ketë përvojë në analizën e të dhënave të marketingut dhe mjeteve që përdoren në të;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në kompjuter, përfshirë MS Office,softuer për marketing (Adobe Creative Suite & CRM) dhe aplikacione (Analizë Web, Google AdWords etj.);
  • Të jetë i mirëorganizuar dhe i orientuar në detaje;
  • Të ketë aftesi të jashtëzakonshme në komunikim dhe shkrim;
  • Të ketë njohuri në reklamim e shoqeruar kjo me aftësi krijuese.

Planifikimi dhe Organizimi:

-Identifikon aktivitetet dhe detyrat që kanë përparësi; përshtat përparësitë siç kërkohet;

-Racionalizon në mënyrë efikase kohën dhe burimet  për përfundimin në kohë të detyrave

-Monitoron dhe rregullon planet dhe veprimet sipas nevojave.

Puna në Grup:

– Punon në bashkëpunim me kolegët për të arritur qëllimet organizative.

– Ndan arritjet me ekipin dhe pranon përgjegjësite për mangësitë e ekipit.

KUALIFIKIMET BAZË:

  • Diplome Master në Marketing e lëshuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë.
  • Një minimum prej dy vitesh eksperiencӕ (pa shkëputje) në teknologjinë e informacionit ose në fushën e marketingut.
  • Gjuha Shqipe dhe Angleze janë gjuhët e punës të institucionit. Për këtë pozicion kërkohen njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

Orari Normal i Punës: Orari normal i punës është e Hënë – Premte, ora 8:00 a.m. – 4:30 p.m., me një pushim drekë nga ora 12.00 – 12.30, megjithatë, me raste mund të kërkohet të punohet jashtë orarit të punës (fundjavave dhe mbrëmjeve).

AFATI I APLIKIMIT: Pozicioni është i hapur derisa të plotësohet.

PROCESI I APLIKIMIT: Të gjithë Aplikantëve ju kerkohet të paraqesin dokumentacionin e meposhtëm në formatin PDF në [email protected],duke shkruar emrin e tyre dhe pozicionin për të cilin po aplikojnë:

  • Letër interesi dhe një CV e detajuar;
  • Të jepen të paktën 2 referenca profesionale (emrat dhe informacionet e kontaktit);
  • Një kopje jozyrtare e notave / transkriptit është e pranueshme gjatë procesit të aplikimit. Për pozicionet që kërkojnë diplomë, kërkohen transkriptet zyrtare në rast punësimi.