Mesazhi i Rektorit
September 9, 2021 2021-09-10 10:02Mesazhi i Rektorit
Te nderuar Studente dhe kolege
Çfarë kënaqësie, nderi dhe përgjegjësie është për mua të zgjidhem si Rektor i Institutit Kanadez te Teknologjisë (CIT) në këto kohë të vështira për sistemin arsimor jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.
Është nje kënaqësi te shohesh progresin e madh që ka bërë CIT gjatë viteve te fundit.Gjithashtu është një kënaqësi te shohesh numrin e studenteve qe rritet çdo vit duke mbushur auditoret,klasat dhe laboratoret.
Është nje privilegj të punosh I rrethuar me kolegë të një kualiteti te lartë të stafit akademik dhe administrative te CIT, dhe me studetë shumë të motivuar ne këto kohëra sfiduese per cilësinë e edukimit ne Shqipëri.
Kam përgjegjësinë e ruajtjes së trendit të zhvillimit që paraardhesit e mi tashmë e kanë vendosur.
Prioriteti kryesor I Menaxhimit te Lartë të CIT është zhvillimi I talenteve, të fokusuar tek studentët tanë dhe në qasjet inovative të mësimdhënies. Fokusi jonë do të jetë studenti pasi sic ka thënë paraardhësi im, Prof. Dr. P.Eng. Habib Hamam, ‘Studentet’ janë bërthama dhe motorri I institucioneve akademike. Zëri i studentëve është alternativë ndaj formave më tradicionale të qeverisjes ose mësimit në të cilat administratorët akademikë dhe anëtarët e fakultetit mund të marrin vendime të njëanshme me pak ose aspak kontribut nga studentët. “
Për ne në CIT universiteti nuk është një biznes. Ne krijojmë njohuri në laboratorët tanë dhe jua përcjellim atë studentëve. Së bashku me studentët I kthejmë njohuritë ne inovacion. Me këto njohuri dhe inovacione I ofrojme ata në shoqëri per te ndihmuar ne ndryshimin më të shpejtë të saj.
Prof. Dr. Sokol Abazi
Rektor I Institutit Kanadez te Teknologjise